“Financial Times” dhe investigimet e agjencive perëndimore, thonë se kjo bankë, po shërben si lavatriçe e miliardave të mafies aziatike, ballkanike e arabe, me pult qendror te mafia ruse; shfaqur të financimi i luftës ruse në Ukrainë, ndërsa në Shqipëri me financim e transaksione të mafies së landfilleve...
Promovimi klientelist, që bankës “Raiffeisen” i ka bërë Banka e Shtetit dhe mediat e financuara prej saj e mafies financiare që kanë lidhje me të, i ka krijuar mundësinë për të thithur 70% të aktivitetit financiar që bën shteti shqiptar, si dhe afro 55% të depozituesve të qytetarëve e bizneseve.
Në shumë raste, “Raiffeisen Bank” ka tronditur klientët e saj me vonesa e kufizim likuiditetesh, me rritje interesash të kredive në proces, me vjedhje e falsifikim vlerash të depozitave, me përdorim të tyre në veprimtari kriminale, madje edhe vonesa me 3-7 ditë të dhënies së pagave të punonjësve buxhetor e me shpërfillje.
Depozitim në bankë, do të thotë siguri financiare, ndërsa “Raiffeisen Bank”, prej 1 viti ka nxjerrë një urdhër të brendshëm që nuk e dinë as klientët; sipas të cilit, në rast shpallje falimenti, ajo u garanton vetëm 20% të vlerës së dopozitave.
Ky urdhër i brendshëm, pa fuqi juridike e pa akt-kontraktual paraprak me qytetarët, është shkelje e ligjit për depozitat, ose më saktë është krim financiar me objekt vjedhje të paramenduar; që bandës “Raiffeisen” ia kanë lejuar në pazar të heshtur Banka e Shtetit, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare dhe Ministria e Financave.
Bëhet kjo pyetje alarmuese: - A janë të sigurta kursimet e shqiptarëve te Raiffeisen Bank?
Këtë dyshim, me sinjale se kursimet e llogaritë bankare nuk janë të sigurta e që po lihet në heshtje nga qeveria dhe Banka e Shtetit, siç u lanë piramidat, duhet ta hetojë urgjent SPAK, për të parandaluar ndonjë katrahurë si e 97-ës.
Ndërkohë që thuhet, se drejtësia në Perëndim ka bërë gati hetimin për të, SPAK duhet të hetojë veprimtarinë kriminale të “Raiffeisen Bank” edhe me qarqet mafioze ruse, referuar të dhënave të publikuara nga “Financial Times”, dhe raportet nga agjencitë perëndimore anti-mafie të gjurmimit financiar, në vendet si Shqipëria e vendet nën sanksione nga SHBA-BE.
“The Financial Times”, ka raportuar se qarqet shtetërore austriake, kanë kërkuar më shumë kohë për të studiuar e miratuar sanksionet ndaj Rusisë, por sipas disa diplomatëve kryesorë të BE e agjenci të SHBA, thonë se shkak i mos miratimit të sanksioneve, është përfshirja e “Raiffeisen Bank” në listën e zezë si “Sponsor ndërkombëtar i luftës ruse në Ukrainë”.
Banka austriake vazhdon të operojë në Rusi, pavarësisht sanksioneve pas agresionit kundër Ukrainës, ndërsa linja zyrtare e Austrisë, thotë se “Raiffeisen Bank” që operon edhe në Rusi e Tiranë, nuk ka asnjë lidhje me dhënien apo shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Por “Raiffeisen Bank” me degë kryesore edhe në Shqipëri, është i vetmi institucion bankar Perëndimor që nuk është larguar nga Rusia pas luftës në Ukrainë e sanksioneve të SHBA-BE.
Dhe nuk po e ndalon aktivitetin me oligarkët e trafikantët rusë, iranianë, irakianë, turq, arabë e bjellorus nëpërmjet Rusisë, ku përfshihen edhe transaksionet e Kremlinit për financimin e luftës kundër Ukrainës, madje janë zbuluar gjurmë, se te “Raiffeisen Bank” në Moskë ka bërë transaksione edhe Prigozhin i grupit “Wagner”
Këtë veprimtari transaksionesh mafioze, “Raiffeisen Bank” e ka bërë në Shqipëri me shumë kompani fantazma e offshore, grupe kriminale të pajisur me licenca ndërtimi, turizmi, transporte, sigurime, fondacione kredidhënëse etj., ku kulmin e ka arritur me kompaninë e inceneratorëve, duke i dhënë kreditime fiktive mbi 150 milionë Euro, me kolateral asetet në pronësi të shtetit.
Goditja paralajmëruese ndërkombëtare, ka zbuluar për shqiptarët, aktivitetin mafioz të “Raiffeisen Bank”, duke ndikuar për shkrehjen e saj në Tiranë; për të cilën, mediat raportuan para 3 ditësh, se ka nisur një skemë falsifikimi kontratash kreditimi, zhdukje vlerash financiare nga llogaritë e klientëve dhe dyndje për t’i tërhequr e transferuar./Pamfleti
Lini një Përgjigje