TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2023, 14:17

Kërkesa e SPAK për arrest, paralajmëron Berisha: Çështjen do ta çoj në Gjykatën e Strasburgut

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa e SPAK për arrest, paralajmëron Berisha:
Sali Berisha

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se çështjen e tij në SPAK do ta ndjekë në çdo shkallë, madje paralajmëron se do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Unë do të ndjek çdo shkallë sepse unë nuk pranoj që ne jemi në shoqëri parashtetërore.

Jemi në diktaturë, por unë do ndjek të gjitha etapat.Tani imagjinoni ju kur të shkoj, ta supozoj, nëpër këto gjykatat shqiptare, se çfarë kënaqësie do kenë ata të hedhin poshtë kërkesën time për të treguar vasalitetin ndaj Edi Ramës. Por kjo nuk më impresionon mua.

Strasburgu është tjetër, patjetër që unë do i drejtohem. Është gjykata gardian i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, tha Berisha.

Berisha u pyet edhe për protestat që ka paralajmëruar për t’u mbajtur para SPAK, duke e konsideruar këtë të fundit si një organizatë kriminale që ka zëvendësuar hetuesinë e sigurimit të shtetit.

“Në momentin më të përshtatshëm do protestohet përpara një organizate kriminale që ka zëvendësuar hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Para një organizate të mbushur me xhelatë të ligjit dhe të drejtës”, tha Berisha.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër në orën 11:00 seancën ku do të vendoset ashpërsimi i masës së sigurisë ose jo për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas informacioneve avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar më shumë kohë për tu njohur me parashtrimet. Gjithashtu ata kanë kërkuar dhe përjashtimin e Irena Gjokës

strasburg berisha spak

Lini një Përgjigje