TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2023, 13:00

Urdhri i arrestit për Putinin, Rusia hap çështje penale kundër Gjykatës së Hagës

Shkruar nga Pamfleti
Urdhri i arrestit për Putinin, Rusia hap çështje penale

Rusia i është kundërpërgjigjur Gjykatës Ndërkombëtare Penale pas urdhër arrestit të lëshuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Rusia ka nisur një çështje penale kundër prokurorit dhe gjyqtarëve të Hagës pas lëshimit të urdhrave të arrestit për presidentin rus Vladimir Putin dhe  Maria Lvova-Belova , komisionerja e fëmijëve të qeverisë ruse.

Putin është presidenti i tretë që i është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Ka shumë pak gjasa që të ketë një arrestim, pasi gjykata nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuar pa bashkëpunimin e qeverisë së një vendi. Rusia nuk është një vend anëtar i Gjykata Ndërkombëtare Penale, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje.

Megjithatë, ky urdhër mund të ndikojë Putin në mënyra të tjera, siç është pamundësia për të udhëtuar ndërkombëtarisht. Ai tani mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të gjykatës.

rusia putin gjykata e hages

Lini një Përgjigje