TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2023, 22:59

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç: Askush nuk fiton përballë meje, në raundin e parë arrita çfarë kisha planifikuar

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç: Askush nuk
Milo Gjukanoviç

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç tha se ky ishte një proces tjetër demokratik transparent dhe se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë paqësore.

Ai theksoi se në raundin e parë kishte arritur pikërisht atë që kishte planifikuar, mbi 120 mijë vota. Gjithashtu shtoi se rezultatet e këtyre zgjedhjeve vërtetuan se Malit të Zi i duhen zgjedhje parlamentare.

Ne duam të konfirmojmë se Mali i Zi çdo ditë e më shumë po i afrohet qëllimit të tij strategjik dhe se po i afrohet qëllimit përfundimtar të politikës, cilësinë e jetës në Mal të Zi bazuar në cilësinë e qytetarëve të Bashkimit Evropian. E konsideroj një rezultat të vlefshëm që më mbush me kënaqësi”, tha Gjukanoviç.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që e mbështetën dhe përgëzoi kundërshtarët e tij, teksa shtoi se i takonte të ruante dhe përmirësonte avantazhin e tij në 14 ditët e ardhshme. Gjukanoviç u tregua i bindur se do të fitojë në raundin e dytë dhe theksoi se çdo kandidat që ka përballë është “më i dobët se ai”.

"Pavarësisht se kush është kundërshtari im, strategjia ime është identike. Jam i bindur se argumentet janë në anën time dhe se mund ta mposht edhe këtë kandidat", tha ai.

Kujtojmë se Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa tani, Jakov Milatoviç do të garojnë për presidencën e Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi në raundin e parë asnjëri nuk e arriti kuotën e nevojshme.

gjukanoviç zgjedhjet presidenciale

Lini një Përgjigje