TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2023, 22:03

Nuk ka “tym të bardhë” në Mal të Zi, zgjedhjet për presidentin e ri shkojnë në balotazh; raundi i dytë më 2 prill

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka “tym të bardhë” në Mal të Zi, zgjedhjet
Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç, kandidatët e raundit të dytë për postin e presidentit të Malit të Zi

Raundi i parë i votimeve në Mal të Zi nuk arriti të nxjerrin një fitues për postin e presidentit, pasi asnjëri nga kandidatët nuk e arriti kuotën e votave (50 +1 për qind), duke çuar zgjedhjet në balotazh.

Tani më dy kandidatët më të votuar, ai i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa tani, Jakov Milatoviç do të garojnë për presidencën e Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kështu që raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet pas 14 ditësh, më 2 prill. Fituesi i raundit të dytë merr mandatin e Presidenti të Malit të Zi, post të cilin e mban për 5 vite.

Në raundin e parë ku votuan 63.6 për qind ose rreth 344.700 votues, 7 kandidatët për postin e Presidentit morën përkatësisht:

Milo Gjukanoviç– (35,3 për qind), Jakov Milatoviç- (28,9 për qind), Andrija Mandiç- (19,3 për qind), Aleksa Beçiç, (10,9 për qind), Draginja Vuksanović Stanković- (3,2 për qind), Goran Danilović- (1,4 për qind), Jovan Radulović Jodžir- (0,8 për qind)./Pamfleti

 

 

zgjedhjet presidenciale mal i zi

Lini një Përgjigje