TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2023, 20:26

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, mbyllet procesi i votimit; "exit-pollet" paralajmërojnë balotazh

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, mbyllet procesi i votimit;

Procesi i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri në Mal të Zi është mbyllur rreth orës 20:00. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 542.154 qytetarë.

Bazuar në të dhënat e nxjerra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 20:00, ka qenë në 63.6 për qind ose rreth 344.700 votues. Gjatë procesit të votimit nuk raportohet të ketë pasur parregullsi dhe qytetarët kanë ushtruar të qetë të drejtën e tyre kushtetues.

Ndërkohë që kanë dalë projeksionet e para nga exit-pollet, ku kandidati presidencial i DPS-së, Milo Gjukanoviç thuhet se fiton (36.8 për qind) sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të “CeMI”.

Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviç, fiton (27,9 për qind), Andrija Mandiç i Frontit Demokratik (19,2 për qind) dhe Aleksa Beçiç i Malit të Zi Demokratik (11,2 për qind).

Kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanović Stanković fiton (2,8 për qind), kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Danilović (1,3 për qind) dhe influencuesi Jovan Radulović Jodžir (0,8 për qind).

Kujtojmë se nëse asnjë kandidat nuk merr numrin e duhur të votave, shkohet në balotazh. Më pas raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, pra më 2 prill. Në raundin e dytë marrin pjesë dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave.

Në garën për President ishin 7 kandidatë, përkatësisht kreu aktual i shtetit dhe i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç, një nga liderët e Frontit Demokratik (DF) Andrija Mandiç, nënkryetari i Lëvizjes Evropa Tani (PES) Jakov Milatoviç, kryetar i demokratëve Aleksa Beçiç, deputet i Partisë Socialdemokrate (SDP), Draginja Vuksanoviç Stankoviç, kreu i Malit të Zi të Bashkuar Goran Daniloviç dhe influenceri Jovan Radulović Jodžir.

Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga rivendosja e pavarësisë, por kësaj here zgjedhjet presidenciale po zhvillohen në një mjedis krize institucionale dhe politike. Kjo tregon edhe rëndësinë e kytzre zgjedhje për të ardhmen e vendit./Pamfleti

zgjedhjet mal i zi presidenciale

Lini një Përgjigje