TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2023, 19:15

Lufta drejt përshkallëzimit? Kremlini: Dronët mbi Detin e Zi tregojnë përfshirjen e SHBA-së në konflikt me Rusinë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta drejt përshkallëzimit? Kremlini: Dronët mbi Detin e Zi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov është shprehur se fluturimet me dron të SHBA-së mbi Detin e Zi janë një shenjë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Uashingtonit në konfliktin me Rusinë.

"Është mjaft e qartë se çfarë po bëjnë këta dronë dhe misioni i tyre nuk është aspak një mision paqësor për të garantuar sigurinë e transportit detar në ujërat ndërkombëtare. Dhe në fakt, ne po flasim për përfshirjen e drejtpërdrejtë të operatorëve të këtyre dronëve në konflikt dhe kundër nesh” tha Peskov.

SHBA përdor rregullisht dron spiun për të mbledhur inteligjencë rreth Ukrainës, duke përfshirë MQ-9 Reaper. Javën e kaluar, dy avionë luftarakë rusë Su-27 u përpoqën të kapnin dronin duke fluturuar përpara dhe duke hedhur karburant mbi të në një përpjekje për ta verbuar ose dëmtuar atë, thanë zyrtarët amerikanë.

Kjo vazhdoi për 30 ose 40 minuta përpara se një nga Su-27 të presë helikën e pasme të Reaper diku midis Krimesë dhe Odesës. Për shkak të dëmtimit amerikanët u detyruan ta përplasnin në ujë.

Rusia tha se droni kishte shkelur kufizimet e hapësirës ajrore dhe kishte humbur kontrollin pasi kishte manovruar ashpër.

peskov dronët shba

Lini një Përgjigje