TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2023, 17:42

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, ambasadori i SHBA-së në Beograd: Serbia ka përqafuar të ardhmen evropiane

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, ambasadori i SHBA-së

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se rezultati më i rëndësishëm i negociatave të 18 marsit në Ohër është se Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane dhe planin e qartë drejt saj.

Ambasadori Hill reagoi në rrjetin e tij social “Twitter”, një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Ka ende shumë punë për të bërë, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap”, ka thënë Hill, përmes një postimi në Twitter.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka konsideruar të rëndësishme marrëveshjen e arritur në Ohër. Arritjen e pajtueshmërisë e ka përshëndetur edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

 

#ambasadori hill serbia dialogu ohër

Lini një Përgjigje