
Oleksii Riabchyn, këshilltar i zëvendëskryeministrit ukrainas, është shprehur se lideri rus e vizitoi qytetin e pushtuar të Mariupol "për herë të parë dhe të fundit", pasi sipas tij kundërsulmi pranverorë do ta rikthej qytetin në duart e Ukrainasve.
"Ai erdhi për të parë dhe për të thënë lamtumirë, sepse ne besojmë në kundërsulmin tonë pranveror se ne jemi në gjendje të dëbojmë Rusinë nga territori ukrainas," tha ai.
Riabchyn tha se ishte "e dhimbshme" të shihje liderin rus në Mariupol, por shtoi se ai po përpiqet të jetë optimist.
Turneu i Putinit gjatë natës në qytetin port në Ukrainën lindore shënoi vizitën e tij të parë në territorin e pushtuar në rajonin e Donbasit që nga pushtimi i tij në Ukrainë. Por Riabchyn këmbëngul se "askush nuk do ta mbajë mend këtë vizitë,
Ai shtoi se Putin kishte zgjedhur të vizitonte një lagje të re, të ndërtuar nga ushtria ruse në përpjekje për të mbuluar rrënojat e lëna nga lufta e tij.
“Një aparat fotografik "nuk do të ishte në gjendje të fshihte shkatërrimin e madh" pas ndërtesës në dritën e ditës”, tha Riabchynl.
Lini një Përgjigje