
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur urdhër-arrestin e lëshura nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj presidentin rus, Vladimir Putin një pikë kthese.
Në fjalimin e tij të përhershëm të mbrëmjes, Zelensky tha se me këtë urdhër-arrest kur pushtimi të përfundojë, do të tregohet përgjegjësia e plotë e Moskës dhe personat përgjegjës do të dënohen.
"Kjo javë më në fund solli një rezultat ligjor ndërkombëtar vërtet të rëndësishëm për Ukrainën. Ekziston një urdhër nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për arrestimin e liderit të Rusisë dhe kjo është një pikë kthese. Për çdo sulm kundër Ukrainës, për çdo jetë të shkatërruar, për çdo fëmijë ukrainas të dëbuar”, tha Zelensky.
Lini një Përgjigje