TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2023, 08:52

Vuçiç nuk luan dot me Hagën, është i detyruar të arrestojë Putinin nëse shkel në Serbi

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç nuk luan dot me Hagën, është i detyruar
Vuçiç dhe Putin

Vuçiç deklaroi gjithashtu se nuk i ka arrestuar të shumëkërkuarit nga Tribunali i Hagës, gjë që nënkupton se nuk do të arrestojë as Putinin nëse ai do të udhëtojë në Serbi. Por realiteti është pak më ndryshe, Serbia është e detyruar ligjërisht të ekstradojë këdo që ka urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, sepse është një nga 123 tre vendet që janë angazhuar për bashkëpunim me këtë gjykatë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mund të mos dëshirojë të arrestojë Vladimir Putinin pas urdhrit të Hagës, mirëpo ligjet janë ligje dhe ai nuk ka ku të lëvizë.

Gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit, në të cilin duhej të shpjegonte se çfarë ndodhi në takimin me Kurtin, Lajçakun dhe Borrelin në Ohër, Vuçiç deklaroi gjithashtu se nuk i ka arrestuar të shumëkërkuarit nga Tribunali i Hagës, gjë që nënkupton se nuk do të arrestojë as Putinin nëse ai do të udhëtojë në Serbi.

Por realiteti është pak më ndryshe, Serbia është e detyruar ligjërisht të ekstradojë këdo që ka urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, sepse është një nga 123 tre vendet që janë angazhuar për bashkëpunim me këtë gjykatë.

Sipas “Danas”, Gjykata Ndërkombëtare Penale është themeluar me Statutin e Romës më 17 korrik 1998 dhe ky statut është ratifikuar në vitin 2001 nga RF Jugosllavia e atëhershme me Ligjin për konfirmimin e Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Në vitin 2009 është miratuar Ligji për Bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, i cili gjithashtu përcakton obligimet e Serbisë ndaj kësaj gjykate.

“Ky ligj përcakton mënyrën, shtrirjen dhe format e bashkëpunimit të autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, dhënien e ndihmës juridike asaj gjykate dhe ekzekutimin e vendimeve të saj, si dhe veçoritë e procedurë, për veprat penale të parashikuara në nenin 5 të Statutit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, gjegjësisht për veprat penale kundër njerëzimit dhe të mirave tjera të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në ligj.

Teorikisht, kjo do të thotë se Serbia do të kishte detyrimin të ndalonte dhe t'ia dorëzonte gjykatës presidentin e Federatës Ruse./ Pamfleti

vuçiç putin gjykata e hages

Lini një Përgjigje