
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka thënë se ai është "i bindur" se vendet perëndimore do të furnizojnë avionë luftarakë në Ukrainë, pavarësisht rezistencës nga disa aleatë.
Në një intervistë të botuar në gazetën gjermane Die Bild të premten, Reznikov u shpreh se Ukraina do të marrë dy deri në tre lloje të ndryshme avionësh luftarakë.
“Jam i bindur se vendet perëndimore do të furnizojnë avionë luftarakë në Ukrainë, pavarësisht rezistencës nga disa aleatë. Besojë dy-tre lloje të ndryshme avionësh luftarakë. Por kjo do të varet nga inxhinierët, fushat ajrore, mirëmbajtja dhe pjesët rezervë", u shpreh ai.
Ai tha gjtihashtu se beson se do të ketë një koalicion të ashtuquajtur "avionët luftarak", siç ndodhi me dërgimin e tankeve Leopard 2 nga aleatët perëndimorë.
Reznikov beson se vendet perëndimore nuk do të miratojnë fillimisht shpërndarjen e avionëve luftarakë, duke tërhequr paralele me dorëzimin e tankeve të betejës Leopard 2, për të cilat Gjermania fillimisht nuk ra dakord.
Ndërkohë aleatët perëndimorë i kanë sinjalizuar Kievit se janë gati të fillojnë trajnimin e pilotëve në avionë luftarakë dhe të kuptojnë se avionët luftarakë janë hapi tjetër në forcimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Lini një Përgjigje