TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2023, 17:51

Lufta brutale për Bakhmut-in, Prigozhin thirrje Zelensky-t: “Wagner” ka rrethuar qytetin, tërhiqi ushtarët para se të jetë vonë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta brutale për Bakhmut-in, Prigozhin thirrje Zelensky-t:

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner, i bëri thirrje presidentit, Volodymyr Zelensky të urdhërojë tërheqjen e trupave ukrainase nga qyteti lindor i rrethuar i Bakhmutit.

Me anë të një video të publikuar sot, Prigozhin u shpreh se Bakhmut është "praktikisht i rrethuar" nga luftëtarët e Wagner dhe se ka vetëm një rrugë të hapur për forcat ukrainase.

Njësitë e kompanisë private ushtarake Wagner kanë rrethuar praktikisht Bakhmutin. Ka mbetur vetëm një rrugë e hapur për forcat ukrainase. Ushtarët ukrainas po luftojnë, por jeta e tyre pranë Bakhmut është e shkurtër, një ose dy ditë. Jepuni atyre një shans të largohen nga qyteti i rrethuar”, u shpreh ai.

Pretendimet e Prigozhin se qyteti është rrethuar nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Videoja e publikuar është bërë në fshatin Paraskoviivka, 4.3 milje në veri të qendrës së Bakhmut, sipas Reuters.

Videoja më pas tregoi atë që dukej si tre ukrainas të kapur rob, një burrë i moshuar dhe dy djem të rinj të cilët kërkuan të lejoheshin të shkonin në shtëpi. Ata dukej se po flisnin nën stres ekstrem.

 

bahkmut prigozhin zelensky

Lini një Përgjigje