TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2026, 16:16

U vra nga Shërbimi Sekret, identiteti i 20-vjeçarit ende mister! Autoritetet: Ishte larguar nga familja prej disa ditësh!

Shkruar nga Pamfleti
U vra nga Shërbimi Sekret, identiteti i 20-vjeçarit ende mister!
Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw, mban lart një fotografi të pushkës së të dyshuarit

Një i ri rreth të 20-ave u qëllua për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret, pasi hyri pa autorizim brenda rezidencës së presidentit Donald Trump, duke mbajtur në dorë një armë dhe një bidon me benzinë.

Identiteti i burrit që u qëllua nuk është bërë i ditur ende. Autoritetet thanë se fillimisht do të njoftohet familja e viktimës dhe më pas identiteti i tij mund të bëhet i ditur.

Aktuaisht dihet se i dyshuari ishte rreth të 20-ave dhe se jetonte në Karolinën e Veriut. Ai u raportua i zhdukur disa ditë më parë nga familja e tij. Hetuesit besojnë se ai u largua nga Karolina e Veriut dhe u nis për në jug, duke marrë një pushkë gjatë rrugës, për tu drejtuar më pas në rezidencën Mar-a-Lago.

Kutia që mbate armën u gjet në automjetin e tij. Burri kaloi me makinë nëpër portën veriore të Mar-a-Lago ndërsa një automjet tjetër po dilte, dhe u përball me agjentë të Shërbimit Sekret dhe u qëllua për vdekje. Hetuesit po punojnë tani për të përpiluar një profil psikologjik dhe për të zbuluar një motiv, pasi ai nuk rezulton të ketë rekord kriminal të mëparshëm.

20-vjeçari shba mar-a-lago

Lini një Përgjigje