
Agjentët e Shërbimit Sekret dhe një zëvendës-sherif nga Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me një të ri rreth të 20-ave, i cili u pa pranë portës veriore të kompleksit me atë që dukej si një armë gjahu dhe një bidon karburanti...
Një i ri 21-vjeçar është qëllua për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës Mar-a-Lago të presidentit Donald Trump në Palm Beach.
Sipas deklaratës zyrtare të Shërbimi Sekret të SHBA-së, ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 me atë lokale. Agjentët e Shërbimit Sekret dhe një zëvendës-sherif nga Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me një të ri rreth të 20-ave, i cili u pa pranë portës veriore të kompleksit me atë që dukej si një armë gjahu dhe një bidon me benzinë.
Gjatë përballjes u qëllua me armë zjarri. Autoritetet konfirmuan se i riu humbi jetën në vendngjarje.Shërbimi Sekret nuk ka bërë publik identitetin e personit.
Sherifi i Qarkut Palm Beach, Rick Bradshaw, tha në një konferencë për mediat se sigurimi gjeti brenda perimetrit të rezidencës një burrë që mbante një bidon benzine dhe një pushkë. Ata më pas i kërkuan të riut që t'i lëshonte ato, por thirrja u refuzua prej ti.
Më tej Bradshaw shtoi se i riu hodhi bidonin e benzinës dhe ngriti armën për të qëlluar, në këtë pikë, agjentët qëlluan drejt tij për të neutralizuar kërcënimin dhe e vranë atë. Sherifi tha gjithashtu se personat e përfshirë në të shtëna kishin veshur kamera në trup në atë kohë, gjë që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm, forcat e sigurisë zbuluan se një individ kishte hyrë në perimetrin e brendshëm të Mar-a-Lagos. Një zëvendës dhe dy agjentë të Shërbimit Sekret në detaj shkuan në atë zonë për të hetuar. Ata u përballën me një mashkull të bardhë që mbante një bidon gazi dhe një pushkë. Ai u urdhërua të hidhte ato dy pajisje që kishte me vete, në të cilën kohë ai uli bombolën e gazit dhe e ngriti pushkën në pozicion qitjeje. Në atë moment, zëvendësi dhe dy agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan me armë dhe neutralizuan kërcënimin. Ai vdiq në vendngjarje", tha Bradshaw.
Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw, mbajti lart një fotografi të pushkës së të dyshuarit, me një bombol benzine të kuqe të dukshme në sfond.
Sipas burimeve, asnjë nga personat nën mbrojtjen e agjencisë nuk ndodhej në rezidencë në momentin e incidentit. Sipas axhendës publike, presidenti Donald Trump po qëndron këtë fundjavë në Shtëpinë e Bardhë.
Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Shërbimi Sekret pritet të mbajnë një konferencë për shtyp për të dhënë informacion shtesë mbi rrethanat e ngjarjes. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi motivin apo zhvillimin e plotë të incidentit.
Zëdhënësi i FBI-së, Brett Skiles, tha se zona ku ndodhi të shtënat ishte nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret dhe se FBI-ja po mbledh prova. Ai u kërkon të gjithë atyre që jetojnë afër të kontrollojnë kamerat e sigurisë së jashtme për ndonjë gjë të pazakontë dhe të kontaktojnë Zyrën e Sherifit të West Palm Beach nëse vënë re diçka të çuditshme.
I dyshuari ishte rreth të 20-ave dhe nga Karolina e Veriut, sipas hetuesve. Ai u raportua i zhdukur disa ditë më parë nga familja e tij. Hetuesit besojnë se ai u largua nga Karolina e Veriut dhe u nis për në jug, duke marrë një pushkë gjatë rrugës, tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi.
Kutia për armën u gjet në automjetin e tij, tha Guglielmi. Burri kaloi me makinë nëpër portën veriore të Mar-a-Lago ndërsa një automjet tjetër po dilte, dhe u përball me agjentë të Shërbimit Sekret dhe u qëllua për vdekje. Hetuesit po punojnë tani për të përpiluar një profil psikologjik dhe për të zbuluar një motiv.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2024, Trump u plagos gjatë një atentati , ndërsa fliste në një tubim për mbështetësit në Butler të Pensilvanisë, gjatë fushatës zgjedhore presidenciale. Një plumb i preku veshin dhe disa spektatorë u vranë.
Më pas, më 15 shtator të të njëjtit vit, një burrë me pushkë u kap pasi priste pranë fushës së golfit të Trump në West Palm Beach, ndërsa presidenti luante një raund. Ai dukej sikur po e drejtonte armën përmes një gardhi perimetrale. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në fillim të këtij muaji./Pamfleti
Mos eshte paralizuar Donald Trump mund te hetoni djali Donald Trump me vajze brake obames dhe kushner