
E çuditshme po ashtu që drejtuesit kryesorë të Wagner ishin të gjithë bashkë. Rregulli bazë është që krerët e një organizate nuk duhet të udhëtojnë bashkë, vetëm nëse ka ndodhur diçka tjetër që ne nuk e dimë...
“Mos e llogarisni dikë të vdekur derisa të shihni trupin e tij. Madje edhe edhe në këtë rast mund të gaboni". Citimi i Frank Herbert është i përsosur për rastin e Prigozhin.
Është një qasje që është përdorur në të kaluarën kur u njoftua vdekja e një terroristi. Gjithmonë ekzistonte dyshimi i një "pretendimi" se ndoshta vijon të jetojë, ndonëse lideri i Ëagner ka një profil krejtësisht të ndryshëm. Megjithatë ngrihen disa pikëpyetje.
Pse kuzhinieri shkoi në strofkë e ujkut? Një shpjegim është dhënë nga ekspertët e Institutit të Luftës. Kreu i Wagner vrapoi në Sahel, territorin e tij pushtues, sepse donte të parandalonte Moskën mbi planin e sa për të zhdukur plotësisht kompaninë “Wagner”. Një plan i nisur tashmë nga numri dy i shërbimit sekret ushtarak GRU, Andrei Averyanov, i cili parashikon krijimin e një organizate të re, të aftë për të ruajtur marrëdhëniet me aleatët afrikanë.
Përballë këtij rreziku, “kuzhinieri” udhëtoi në Mali, më pas u kthye në vendlindje, në përpjekje për të shpëtuar eshtrat e “perandorisë” së tij ekonomiko-ushtarake. Në bazë të këtij interpretimi, ai nuk kishte shumë zgjedhje, por është për t'u habitur që i besoi Putinit. Ndoshta ai mendonte se procedurat e tij të sigurisë, së bashku me disa banka të brendshme, do ta mbronin atë.
Koha e ndryshimeve në krye të forcave ajrore ruse është gjithashtu e habitshme: Gjenerali Sergei Surovikin, i dyshuar për bashkëpunim me puçistët dhe i detyruar të zhdukej nga skena, u zëvendësua nga Viktor Azalov.
Udhëtimet
Dëshmitarët thonë se lideri mercenar ishte gjithmonë i kujdesshëm në lëvizjet e tij, përdorte të paktën dy avionë dhe vendoste vetëm në momentin e fundit se cilin do të “merrte” . Në fakt, në momentin e fatkeqësisë, 2 avionë “Embraer” ishin në ajër, njëri shpërtheu dhe i dyti u ul 40 minuta më vonë në kryeqytet. E çuditshme po ashtu që drejtuesit kryesorë të Wagner ishin të gjithë bashkë. Rregulli bazë është që krerët e një organizate nuk duhet të udhëtojnë bashkë, vetëm nëse ka ndodhur diçka tjetër që ne nuk e dimë.
Hipoteza
Cilat ishin kushtet e avionit? Mendohet se truprojat, të vetëdijshëm për rrezikun dhe grackat, kanë qenë të vëmendshëm në çdo aspekt. E vetmja stjuardesë në detyrë në fluturim, u kishte thënë familjarëve të saj për një ndërhyrje të papritur mirëmbajtjeje në avion, përpara nisjes nga Moska. Detaj për t'u verifikuar.
Wagneritët pretenduan se “Embraer” u qëllua me raketë. Ekspertët, si masë paraprake, nuk e përjashtojnë atë dhe, si gjithë të tjerët, shpresojnë të kenë të dhëna të besueshme, ndoshta nga inteligjenca amerikane, e cila falë satelitëve spiunë, mund të ketë parë gjithçka. Videoja e paqartë tregon avionin duke rënë nga një krah. E dëmtoi një raketë? Apo është rezultat i sabotazhit ? Është metoda më klasike për operacione të tilla. Një teknik që ngatërron pjesët mekanike, një bombë në bagazhe, etj.
Por është gjithashtu e vërtetë që panorama është e tillë që edhe nëse Prigozhin do të kishte rënë duke zbritur nga shkallët, do të ishte e pashmangshme të mendohej edhe për një shtytje.
Teatri
Aksioni – për sa kohë është dashakeq – mund të ketë ndodhur në Bjellorusi por edhe në një zonë gjeografike më të largët, nga Siria në Sahel, pika të vizituara nga “kuzhinieri”. Do të kishte qenë më e lehtë të shpërndaheshin teoritë e "konspiracioneve", të manovrave nga kundërshtarët e jashtëm. Vetëm se Kremlini nuk do të kishte kontroll absolut të hetimit të rrënojave të avionit, të ndonjë të dhënë, të trupave të viktimave, të telefonit (të supozuar) të kuzhinierit që do të ishte gjetur pas katastrofës. Të gjithë elementët e nevojshëm për të paketuar, në momentin e duhur, një të vërtetë zyrtare.
Hakmarrja
Disa mercenarë kanë premtuar hakmarrje. Është një rrezik për t'u marrë parasysh, edhe nëse mercenarët janë mësuar të ndryshojnë kampet në bazë të pagave dhe shumë prej tyre tashmë janë shkrirë në disa "kompani". Megjithatë kërcënimi pak zgjati, pasi sot në mëngjes u kërua që të priteshin urdhra dhe të mos bëhen budallallëqe. /Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere Della Sera”
Lini një Përgjigje