Presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores janë nxjerrë zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit nga forcat amerikane, gjatë bastisjes që çoi në arrestimin e tyre.
CNN raporton se çifti u arrestua nga Delta Force, në mes të natës, ndërsa po flinin.
Shtetet e Bashkuara nisën mëngjesin e kësaj të shtune një sulm të madh në disa vende në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake në vend.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane ka “kapur Presidentin Venezuelian Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i ka nxjerrë jashtë vendit “, në një aksion të kryer “në koordinim me administratën e drejtësisë amerikane”.
Trump, i cili urdhëroi sulmin, kishte ngritur në javët e fundit mundësinë e sulmeve tokësore kundër Venezuelës në emër të një “lufte kundër karteleve të drogës” dhe kishte deklaruar se ditët e Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro ishin “të numëruara”.
Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, njoftoi se presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar zyrtarisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.
Lini një Përgjigje