TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 14:17

A kishte rol Britania e Madhe në kapjen e Maduros?

Shkruar nga Pamfleti
A kishte rol Britania e Madhe në kapjen e Maduros?
Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk ka pasur asnjë rol në operacionin ushtarak të SHBA-së në Venezuelë.

I cituar nga BBC, Starmer tha se Londra nuk ka qenë e përfshirë në asnjë formë në operacionin gjatë të cilit, sipas njoftimit të Donald Trump, presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë kapur dhe janë transferuar jashtë vendit.

“Dua fillimisht të sqaroj faktet, të flas me presidentin Trump dhe të koordinohem me aleatët. Mund të jem absolutisht i qartë: nuk kemi pasur asnjë rol në këtë operacion”, tha Starmer, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Kryeministri britanik shtoi se qeveria po punon me ambasadën për të garantuar sigurinë e rreth 500 qytetarëve britanikë që ndodhen aktualisht në Venezuelë dhe për t’u ofruar asistencën e nevojshme.

keir starmer maduro

1 Komente

  1. S
    Shkëlqim

    Tramp është rrezik ndërkombëtar, ai çdo veprim e bën në kokë të vetë; ai nuk pyet Kongresin Amerikan, ai po shfaq luhatje të ekujlibrit mendor,me sjelljen e tij të krijon bindjen se kemi të bëjmë me një sëmundje mendore që e ka kapluar dhe qënia e tij president dhe dy vjet do të ketë pasoja në mbarë botën!

    Lini një Përgjigje