TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 13:29

Arrestimi i Maduros dhe situata në Venezuelë, reagon Këshilli Evropian 

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Maduros dhe situata në Venezuelë, reagon Këshilli
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa


Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka reaguar me shqetësim për situatën në Venezuelë.

Costa ka bërë thirrje për frenim të situatës dhe respekt të së drejtës ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetin social X, Costa deklaroi se Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje të situatës në Venezuelë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Venezuelë.

Costa shtoi se BE mbështet përpjekjet e Përfaqësueses së Lartë, Kaja Kallas, në koordinim me shtetet anëtare, për të garantuar sigurinë e qytetarëve evropianë që ndodhen në vend.

 

arrestimi i maduros këshilli evropian 

Lini një Përgjigje