TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 11:38

Sulmi amerikan në Venezuelë, reagon Marco Rubio: Maduro ndodhet në paraburgim në SHBA 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi amerikan në Venezuelë, reagon Marco Rubio: Maduro ndodhet
Donald Trump dhe Nicolas Maduro

Sekretari i Shtetit të SHBA Marco Rubo ka reaguar lidhur me sulmin amerikan në Venezuelë. Ai ka deklaruar se Nicolas Maduro ndodhet në paraburgim në SHBA, teksa shtoi se do të gjykohet për akuza penale. 

Ndërkohë Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka deklaruar se autoritetet venezuelase nuk kanë informacion për vendndodhjen e presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë, Cilia Flores, duke e cilësuar situatën jashtëzakonisht serioze.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën në mëngjes në një postim në rrjetin Truth Social se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë “kapur dhe larguar me aeroplan nga vendi”, pas asaj që ai e përshkroi si sulme ushtarake amerikane në Venezuelë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj", shkroi Trump.

Nderkohe, ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino López, njoftoi në një video të publikuar në rrjetet sociale të shtunën në mëngjes vendosjen e forcave ushtarake në të gjithë vendin, pas sulmeve të ushtrisë amerikane.

 

nicolas maduro

Lini një Përgjigje