TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 11:30

Sulmi amerikan në Venezuelë, zv.presidentja: Nuk e dimë ku ndodhet Maduro 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi amerikan në Venezuelë, zv.presidentja: Nuk e dimë ku
Nicolas Madura dhe Delcy Rodríguez

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka deklaruar se autoritetet venezuelase nuk kanë informacion për vendndodhjen e presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë, Cilia Flores, duke e cilësuar situatën jashtëzakonisht serioze.

Në një deklaratë të bërë publike këtë të shtunë, Rodríguez tha se qeveria ka kërkuar prova që presidenti dhe bashkëshortja e tij janë gjallë, mes raportimeve kontradiktore dhe zhvillimeve dramatike në vend.

Deklarata vjen pas njoftimeve për sulme në shkallë të gjerë në disa zona të Venezuelës dhe pretendimeve nga Shtetet e Bashkuara se Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur dhe nxjerrë jashtë vendit.

Autoritetet venezueliane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse presidenti ndodhet nën kontrollin e forcave amerikane, ndërsa mungesa e informacionit për fatin e tij ka shtuar pasigurinë dhe tensionet politike brenda dhe jashtë vendit.

Trump njoftoi të shtunën në mëngjes se SHBA-të kryen një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe se Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij janë kapur dhe larguar nga vendi.

Disa shpërthime u raportuan nga dëshmitarët në kryeqytet, Karakas, duke filluar rreth orës 2 të mëngjesit sipas orës lokale. Videot e postuara në mediat sociale treguan shpërthime të mëdha dhe atë që dukej të ishte avion ushtarak amerikan që fluturonte ulët mbi qytet.

 

sulmi amerikan ne venezuele

Lini një Përgjigje