TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 10:59

Sulmi i SHBA në Venezuelë, Maduro u kap nga njësia speciale amerikane Delta Force

Shkruar nga Pamfleti

Postimi i presidentit amerikan thekson se operacioni u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-ve dhe sinjalizon se Shtetet e Bashkuara po marrin një rol aktiv në zhvillimet e fundit në vendin e Amerikës Latine.

Sulmi i SHBA në Venezuelë, Maduro u kap nga njësia speciale
Maduro u kap nga njësia speciale elitare amerikane Delta Force

Sipas medias amerikane CBS News, diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro, është kapur nga Delta Force, njësia speciale elitare e ushtrisë amerikane. 

Njësia elitare Delta Force e ushtrisë ishte gjithashtu ishte përgjegjëse për misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën në mëngjes në një postim në rrjetin Truth Social se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë “kapur dhe larguar me aeroplan nga vendi”, pas asaj që ai e përshkroi si sulme ushtarake amerikane në Venezuelë.

Sulmi i SHBA në Venezuelë, Maduro u kap nga njësia speciale
Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën nga Delta Force

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj,” shkroi Trump. Ai shtoi se në operacion janë përfshirë forca të rendit të SHBA-së, pa dhënë detaje se cilat agjenci apo si është zhvilluar operacioni.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane apo venezueliane për këto pretendime.

Nicolas Maduro është paditur në vitin 2020 nga një gjykatë amerikane për akuza të dyshuara për narkoterrorizëm.

Trump njoftoi se më shumë detaje do të bëhen publike gjatë një konference për shtyp të planifikuar në orën 11:00 sipas orës lokale të SHBA-së (ET), në Mar-a-Lago.

Ky reagim i Trump, i parë si një konfirmim i drejtpërdrejtë i operacionit, vjen në një moment shumë të tensionuar në rajon, ndërsa kriza politike dhe tensionet ushtarake në Venezuelë janë shtuar ndjeshëm.

Postimi i presidentit amerikan thekson se operacioni u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-ve dhe sinjalizon se Shtetet e Bashkuara po marrin një rol aktiv në zhvillimet e fundit në vendin e Amerikës Latine.

Në pritje të konferencës së planifikuar për shtyp në Mar-a-Lago, komuniteti ndërkombëtar po monitoron me vëmendje situatën, ndërsa lajmet mbi kapjen dhe nxjerrjen e Maduro dhe bashkëshortes së tij jashtë Venezuelës ngrenë pyetje të mëdha për të ardhmen politike dhe stabilitetin në vend.

 

maduro delta force sulmi i shba në venezuelë arrestohet maduro

3 Komente

  1. T
    Tony

    Po te kene bythe te kapi Putinin per merren me kalamajte e rrugices.

    1. d
      desi

      Me rradhe. Tani e ka radhen Rama.

      1. e
        erindi

        Mos kane dhe emrin e Rames ne liste keta specialet amerikane. Si do bejme pastaj pa mbretin, kush do na vjedh?!

        Lini një Përgjigje