
Ministri i Mbrojtjes së Venezueles ka reguar pas sulmit amerikan. "Venezuela do t'i rezistojë pranisë së trupave të huaja", tha ministri i mbrojtjes Vladimir Padrino në një video herët të shtunën, raporton Reuters.
Pak më herët reagoi edhe Donald Trump, i cili tha se presidenti Nicolas Maduro ishte kapur dhe ishte larguar nga vendi.
Një sulm amerikan ndaj vendit në mëngjes herët goditi zonat civile, tha Padrino, dhe Venezuela po mbledh informacione rreth personave të vdekur dhe të plagosur.
Trump njoftoi të shtunën në mëngjes se SHBA-të kryen një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe se Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij janë kapur dhe larguar nga vendi.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më poshtë. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00 të paradites, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP", shkruan Trump.
Disa shpërthime u raportuan nga dëshmitarët në kryeqytet, Karakas, duke filluar rreth orës 2 të mëngjesit sipas orës lokale. Videot e postuara në mediat sociale treguan shpërthime të mëdha dhe atë që dukej të ishte avion ushtarak amerikan që fluturonte ulët mbi qytet.
Lini një Përgjigje