Rusia ka deklaruar se është shumë e alarmuar pas njoftimeve për largimin me forcë të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro nga vendi. Rusia ka kërkuar nga Washingtoni sqarime të menjëhershme mbi situatën.
Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se Moska është e alarmuar nga lajmet sipas të cilave presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, dyshohet se janë nxjerrë me forcë jashtë vendit pas asaj që e cilëson si 'agresion të Shteteve të Bashkuara'.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse thotë se nëse ajo që i ka ndodhur presidentit venezuelian, është e vërtetë "përbën një shkelje të papranueshme të sovranitetit të një shteti të pavarur".
“Më herët sot, Shtetet e Bashkuara kryen një akt agresioni të armatosur kundër Venezuelës. Kjo shkaktoi shqetësim dhe dënim të thellë. Pretekstet e përdorura për të justifikuar veprime të tilla janë të pabaza. Armiqësia ideologjike mbizotëroi mbi vlerësimet realiste, si dhe gatishmërinë për të ndërtuar marrëdhënie të bazuara në besim dhe parashikueshmëri”, njoftoi ministria.
Përveç kësaj, ajo deklaroi se Rusia qëndron pranë qytetarëve të Venezuelës .
“Ne riafirmojmë solidaritetin tonë me popullin e Venezuelës dhe mbështetjen tonë për kursin e udhëheqjes së saj bolivariane, e cila synon mbrojtjen e interesave kombëtare dhe sovranitetit të vendit. Ambasada Ruse në Karakas mban kontakt të vazhdueshëm me autoritetet venezueliane”, tha Ministria e Jashtme Ruse.
Lini një Përgjigje