
Edhe pse për muaj me radhë ishte folur për këtë skenar, ajo që ndodhi sot e ka goditur Venezuelën si rrufe.
Largimi i Nicolás Maduro-s nga pushteti pas sulmeve amerikane ka hapur një kapitull të panjohur për një vend që prej vitesh po lëngon në krizë politike, ekonomike dhe shoqërore.
Për opozitën ndaj regjimit të Maduro-s, ky është një moment i shumëpritur. Një opozitë që ka provuar gjithçka, nga bojkotimi i zgjedhjeve të 2018-ës, që i cilësoi si farsë, deri tek përballja me një sistem elektoral të kontrolluar nga njerëz të afërt me chavizmin. Megjithë rreziqet, ata u përpoqën të merrnin pjesë, të protestonin dhe të kërkonin të drejtën për një të ardhme demokratike.
Por sot, kur sulmet amerikane ndodhën dhe Maduro u tërhoq, shumë mbështetës të opozitës nuk i fshehin emocionet: për disa, kjo ishte “shpresa e fundit” për të shembur një regjim që për dekada ka shtypur popullin dhe ka izoluar vendin nga bota.
Nga ana tjetër, në kampin e mbështetësve të Maduro-s, heshtja është e thellë dhe shqetësuese. Pyetjet janë gjithnjë e më të zëshme në rrjetet sociale dhe në biseda të mbyllura: “Ku është presidenti? Kush po qeveris?”
Më e frikshme akoma është pasiguria që vjen pas: do të thotë kjo fillimi i një tranzicioni drejt demokracisë, apo fundi i shtetit si strukturë funksionale?
Shumë venezuelanë janë të frikësuar se ky vakuum pushteti, në një vend tashmë të rrënuar nga mungesat, inflacioni dhe migrimi masiv, mund të çojë në një valë të re kaosi dhe destabilizimi.
???????? SHBA-të e kanë arsyetuar ndërhyrjen si një veprim kundër një regjimi të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Por historia e Amerikës Latine ka treguar se largimi i një autokrati nuk garanton menjëherë një rrugë drejt paqes.
Lini një Përgjigje