TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 14:58

Pas kapjes së Maduros, ministri i Brendshëm i Venezuelës vesh jelekun anti-plumb (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pas kapjes së Maduros, ministri i Brendshëm i Venezuelës vesh
Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello


Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello është shfaqur në rrugët e Karakasit i pajisur me jelek antiplumb dhe helmetë, gati për luftë.

Në pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror, Diosdado Cabello, një nga figurat kryesore të qeverisë së Nicolas Maduro, shfaqet nën shoqërinë e oficerëve të sigurisë duke kritikuar kapjen e Maduros nga SHBA-të. 

Cabello e cilësoi operacionin amerikan për kapjen e Nicolas Maduros si “frikacak” dhe shprehu shpresën që, sipas tij, komuniteti ndërkombëtar ta dënojë ndërhyrjen.

“Ne jemi gati për çdo situatë! Në fund të këtyre sulmeve, ne do të fitojmë”, deklaroi ai, duke shtuar se venezuelasit arrijnë të mbijetojnë gjithmonë. 

kapja e maduros

1 Komente

  1. d
    deri

    Ju ja rene mbreti, shkoni ne shpi tani dhe shijoni 50 mln eurit e demshperblimit.

    Lini një Përgjigje