TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2025, 07:25

Turqia 'po digjet' nga protestat për arrestimin e Imamoglu, Trump mbron autokratët: Erdogan lider i mirë

Shkruar nga Pamfleti
Turqia 'po digjet' nga protestat për arrestimin e Imamoglu, Trump
Recep Tayyip Erdoğan dhe Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Turqinë sot si “një vend të mirë” dhe vlerësoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan si “lider të mirë”, duke mbyllur sytë ndaj protestave për arrestimin e rivalit të Sulltanit, Ekrem Imamoglu.

Trump i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me ambasadorë të nominuar, ku secili i emëruar prezantoi veten dhe vendet e tyre të caktuara.

Tom Barrack, i nominuari për Turqinë, foli për vendin, duke e theksuar rëndësinë e saj historike.

“Turqia është një nga qytetërimet më të lashta dhe është në kërkim të programit tuaj të paqes, prosperitetit dhe sigurisë” tha Barrack.

Në përgjigje, Trump tha: “Vend i mirë, gjithashtu lider i mirë”. Trump njoftoi nominimin e Barrack për ambasador në dhjetor.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Washingtonit, me theks në industrinë e mbrojtjes, si dhe zhvillimet pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, ishin gjithashtu në qendër të takimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio me homologun e tij turk Hakan Fidan të martën në Washington.

Sekretari amerikan i Shtetit i kërkoi gjithashtu Turqisë të "mbështesë paqen në Ukrainë dhe Kaukazin e Jugut".

Ai përgëzoi Ankaranë për "rolin e saj udhëheqës" në luftën kundër organizatës xhihadiste Shteti Islamik dhe përsëriti se ekziston "nevoja" për "bashkëpunim të ngushtë për të mbështetur një Siri të qëndrueshme, të bashkuar dhe paqësore" që nuk do të jetë "bazë për terrorizmin ndërkombëtar" apo "korridor për aktivitetet destabilizuese të Iranit", sipas gazetës.

Ndërkohë që nga data 19 mars, 1,418 të persona janë marrë në paraburgim gjatë demonstratave në disa qytete turke në mbështetje të Ekrem Imamoglu, kryetarit të qytetit të Stambollit, i cili u pezullua nga detyra pas arrestimit për korrupsion, raporton ANSA.

"Ndërsa 979 të persona aktualisht janë në paraburgim, 478 persona do të dërgohen në gjykatë" për të verifikuar nëse do të vazhdojë apo jo paraburgimi i tyre, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya pas publikimit të të dhënave mbi numrin e përgjithshëm të të arrestuarve gjatë demonstratave, ku janë regjistruar përplasje mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. 

erdogan trump

Lini një Përgjigje