TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2025, 22:40

Rubio siguron vendet baltike: Keni mbështetjen e SHBA, garantojmë sigurinë

Shkruar nga Pamfleti

Rubio siguron vendet baltike: Keni mbështetjen e SHBA, garantojmë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua sot në Uashington, me ministrin e Jashtëm të Estonisë Margus Tsahkna, atë letoneze Baiba Braže dhe lituanezin Kęstutis Budrys.

Sekretari Rubio theksoi lidhjet e forta me Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë dhe përforcoi angazhimin amerikan për sigurinë e Balltikut.

Sekretari mirëpriti kontributin e tyre të sinqertë për sigurinë kolektive evropiane nëpërmjet rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndarjes së barrës.

Sekretari theksoi gjithashtu vendosmërinë e Presidentit Trump për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Lini një Përgjigje