
Situata në Turqi mbetet kaotike dhe zemërimi për arrestimin e Ekrem Imamoglut mbetet i pashuar. Mijëra qytetarë u derdhën në rrugët e Stambollit, Ankarasë dhe dhjetëra qyteteve të tjera të mëdha dje për të gjashtën natë radhazi.
Presidenti turk ka frikë, tha kreu i Partisë Popullore Republikane, Ozgur Ozel, i cili vizitoi sot Imamoglun në burgun e Silivrit, ku Tajip Erdogan akuzon opozitën, të cilën ai e quan si përgjegjëse të vetme për dhunën.
Sot, sipas Ozgur Ozel, është nata e fundit që opozita do të organizojë mitingje proteste në sheshin jashtë gjykatave që morën vendimin për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit mëngjesin e së dielës.
Ozil pritet të shpallë udhërrëfyesin për “rezistencën”. Opozita u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë produktet e reklamuara në mediat proqeveritare të Turqisë, për t'i bërë presion.
Sipas asaj që është bërë publike, Özel pritet të shpjegojë saktësisht se si do të evoluojë vala e protestave në Turqi, duke qenë se synimi i opozitës është përgjithësimi i tyre në të gjithë Turqinë.
Partia Republikane, e cila përfaqëson Kemalistët, duket se po i kërkon Erdoganit të lirojë Imamoglun përpara gjyqit, ta transmetojë atë drejtpërdrejt në kanalin shtetëror TRT dhe të mbajë zgjedhje të parakohshme.
Lini një Përgjigje