TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2025, 18:22

Arratiset nga Bosnja, Dodik njofton se ndodhet në Izrael: Serbët dhe hebrenjtë popuj që rrezikuan të zhdukeshin

Shkruar nga Pamfleti

Arratiset nga Bosnja, Dodik njofton se ndodhet në Izrael: Serbët dhe

Unë kam filluar një vizitë në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht

Presidenti i entitetit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka arritur të largohet nga Bosnja, pavarësisht se për të ishte lëshuar një urdhër-arrest.

Sipas raportimeve, mbrëmjen e së hënës, Dodik ka udhëtuar nga Beogradi drejt Izraelit.

Pas zbarkimit në Izrael, Dodik dërgoi një mesazh në rrjetin social X dhe tha se respekton thellësisht historinë dhe vendosmërinë e Izraelit.

Avokati i Dodik thotë se vendimi nuk ka ardhur. Ai gjithashtu përmendi "një apelim të mundshëm", raportojnë mediat boshnjake.

“Unë kam filluar një vizitë në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di se kush është - nuk pranon të jetë as një objektiv, as një vartës”, shkroi Dodik në X.

“Ashtu si Izraeli mbrohet, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur besëlidhjen e të parëve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u përpoqën të zhdukeshin plotësisht - dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku”, vijoi ai.

Milorad Dodik kishte planifikuar të merrte pjesë në Konferencën kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars, sipas njoftimeve të mëparshme.

Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviç nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror. /Pamfleti/

 

 

 

Lini një Përgjigje