
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja vendet, për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kallas e cila të mërkurën ka nisur vizitën në Serbi, ndërkaq të enjten (sot) do të jetë në Kosovë e më pas do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se tani është koha për t’u riangazhuar në procesin e dialogut.
“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, ka shkruar Kallas në rrjetin social X.
Lini një Përgjigje