Arkivi i Tubimeve Publike në Serbi njoftoi se në protestën “Ti dhe unë, Slavija”, të mbajtur në Beograd, morën pjesë mes 180 mijë dhe 190 mijë qytetarë.
Sipas organizatës, vlerësimi është bërë mbi bazën e një sipërfaqeje prej 107 mijë metrash katrorë dhe një dendësie mesatare prej rreth 1.7 personash për metër katror.
“Ishin të pranishëm midis 180,000 dhe 190,000 njerëzve. Kjo ishte protesta e dytë më e madhe në Serbi që nga rënia e Millosheviçit”, thuhet në deklaratën e Arkivit të Tubimeve Publike.
Ndërkohë, drejtori i policisë serbe, Dragan Vasiljević, deklaroi një ditë më parë se në protestë kishin marrë pjesë rreth 34,300 qytetarë, duke paraqitur një shifër dukshëm më të ulët nga ajo e publikuar nga Arkivi.
Sipas të njëjtit burim, protesta më e madhe në historinë e kohëve të fundit të Serbisë mbetet ajo e 15 marsit 2025 në Beograd, ku vlerësohet se morën pjesë midis 275 mijë dhe 325 mijë njerëz.
Në vendin e tretë renditet protesta “Shihemi në Vidovdan”, e mbajtur më 28 qershor 2025 në Slavija, ku, sipas Arkivit, ishin të pranishëm rreth 140 mijë pjesëmarrës.
Si do qe te behet serbet nuk heqin kurre dore nga ideja qe te gllaberojne te gjitha trojet Shqiptare. Mos kujtoni se kush do vije ne krye do te me i mire se ky qen.