TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Dhjetor 2025, 19:13

Trump po dobësohet, rezistenca kundër tij po merr hov!

Shkruar nga Michelle Goldberg
Trump po dobësohet, rezistenca kundër tij po merr hov!
Donald Trump

Trump po e mbyll vitin i izoluar, i papëlqyer dhe me një koalicion që po shqyhet nga brenda. Paradoksalisht, meritën për këtë e ka vetë ai. Arroganca, tarifat që goditën xhepat e qytetarëve, e zbehën figurën e tij dikur të frikshme. Gjithsesi, ai mbetet i rrezikshëm, veçanërisht tani që ndihet i bllokuar në një “cep të ringut”. Ai mund të na çojë drejt një lufte me Venezuelën pa dhënë asnjë shpjegim...

Ky vit ka qenë një sfidë rrëqethëse për këdo që e sheh me sy të kthjellët “kakistokracinë” e Donald Trumpit. Ai u rikthye në pushtet me një furi të re, i rrethuar nga “baronët” servilë të teknologjisë, duke krijuar përshtypjen se kishte nën urdhra jo vetëm institucionet, por edhe vetë frymën e kohës sonë.

Që nga ai çast, ne kemi parë një paradë makthesh që nuk rreshtin: burra të maskuar e të armatosur që patrullojnë nëpër rrugë, emigrantë që degdisen drejt burgjeve të tmerrshme në El Salvador, dhe një korrupsion aq të pacipë, sa do t’i linte në hije edhe diktatorët më të paskrupullt të botës.

Po aq tronditës ishte edhe kapitullimi i heshtur i shumë drejtuesve në botën e biznesit, drejtësi dhe media. Të përpiqesh të kuptosh përmasën e rrënimit qytetar një SHBA brenda vetëm 11 muajve të fundit është pothuajse e pamundur. Është njëlloj si të përpiqesh të rrokësh me mendje pafundësinë e vrimave të zeza në Univers.

E megjithatë, ndërsa viti 2025 po numëron ditët e fundit, drita e shpresës ka filluar të shfaqet në horizont. Ky ndryshim nuk erdhi nga elitat, por nga miliona njerëz të thjeshtë që refuzuan të ulin kokën para shantazheve të kësaj administrate.

Kur Trump nisi mandatin e tij të dytë, flitej kudo se rezistenca ndaj tij ishte shuar. Nëse kjo ishte e vërtetë dikur, sot nuk është më. Ky vit shënoi disa nga protestat më madhështore në historinë e Amerikës.

Amanda Litman, që drejton organizatën “Run for Something”, thotë se ka një interes shumë të madh të të rinjve progresistë për t’u përfshirë në politikën lokale, dhe ajo po ia kalon  edhe viteve të para të mandatit të parë të Trumpit.

Madje edhe në Indiana, ku republikanët dominojnë ndjeshëm, ligjvënësit u rebeluan nën presionin e votuesve dhe refuzuan t’u binden urdhrave të lëvizjes MAGA për të manipuluar zonat zgjedhore.

“Trump mund të ketë shkaktuar plagë, të cilat do të dhembin për breza të tërë, por ai nuk ia ka dalë ta mbajë pushtetin me grusht të hekurt”- thotë Lea Grinberg nga grupi “Indivisible”.

Sipas saj, kjo pengesë nuk erdhi nga institucionet e larta apo udhëheqësit politikë, por nga guximi i njerëzve të zakonshëm që nuk pranuan të bëhen pjesë e një rendi fashist. Nëse kthejmë kokën pas, mund të dallojmë qartë momentet kur nisi kjo kthesë.

Një prej tyre ishte gara për Gjykatën Supreme të Uiskonsinit në prill. Elon Mask, asokohe i zhytur kokë e këmbë në planet për “efikasitetin e qeverisë”, e konsideroi këtë garë jetike dhe harxhoi mbi 20 milionë dollarë për ta fituar.

Por votuesit u kundërpërgjigjën masivisht, dhe kandidati i tij humbi me turp me më shumë se 10 për qind diferencë. Pas kësaj goditjeje, Mask nisi të tërhiqej gradualisht, duke krijuar krisjen e parë të madhe mes njeriut më të pasur në botë dhe presidentit të SHBA-së.

Në qershor, parada ushtarake që Trumpi e donte ta përdorte si një dëshmi force, dështoi keqas. Në të njëjtën kohë, thirrjet “Jo Mbretër!”, pushtuan sheshet me një energji që nuk ishte parë prej kohësh. Pak më vonë, vrasja e Çarli Kërk u tentua të përdorej si mjet për t’u mbyllur gojën kritikëve.

Kur Disney u përpoq të censuronte komedianin Xhimi Kimel pas presioneve të administratës Trump, reagimi i publikut ishte i rrufeshëm: një valë anulimesh të shërbimeve Disney+ dhe Hulu i detyroi ata të zmbrapsen.

Kjo ishte një provë se Amerika nuk dorëzohet lehtë përpara censurës. Edhe pse Trump është përpjekur ta kthejë Departamentin e Drejtësisë në një vegël personale, planet e tij kanë ngecur tek gjyqtarët dhe mbi të gjitha tek “Juritë e Mëdha”.

Këto juri, të përbëra nga qytetarë, refuzuan dy herë që të ngrinin akuza ndaj prokurores Leticia Xhejms, të cilën administrata e sulmoi pa asnjë provë. Po ashtu, kur sistemi u përpoq të dënonte rëndë Shon Dan për një incident të parëndësishëm gjatë një proteste, juritë refuzuan që t’i bindeshin vullnetit të prokurorëve.

Edhe Xhenin Pirro, që Trump e emëroi si prokurore në Uashington, dështoi 3 herë rresht për të siguruar padi politike, pasi njerëzit në juri refuzuan të bëhen “vula gome” të pushtetit.

Natyrisht, këto juri ishin në zona liberale, por fakti që njerëzit po ushtrojnë kontroll mbi qeverinë është një shenjë e gjallë e demokracisë.

Siç thotë Jan Basin nga “Protect Democracy”, kjo tregon se qytetarët nuk janë gati të dorëzojnë lirinë e tyre. Trump po e mbyll vitin i izoluar, i papëlqyer dhe me një koalicion

që po shqyhet nga brenda. Fitoret e demokratëve në nëntor dhe rikthimi i tyre në bordet shkollore tregojnë se vala konservatore po zmbrapset.

Paradoksalisht, meritën për këtë e ka vetë Trump. Arroganca e tij, tarifat që goditën xhepat e qytetarëve dhe tallja me shqetësimet e përditshme të njerëzve, e zbehën figurën e tij dikur të frikshme. Megjithatë, ai mbetet i rrezikshëm, veçanërisht tani që ndihet i bllokuar në një “cep të ringut”.

Ai mund të na çojë drejt një lufte me Venezuelën pa dhënë asnjë shpjegim, por “magjia” e tij duket se po zhduket. Unë nuk besoj se Amerika do të përfundojë si Hungaria e Orbanit. Dhe kjo jo sepse na shpëtuan institucionet e larta, por sepse amerikanët e thjeshtë refuzuan që të frikësohen./ Përshtati "Pamfleti", marrë nga “New York Times”

donald trump shba

2 Komente

  1. L
    Losar Vjerda

    Genje, genje se dicka do te besohet. Media majtiste. Te majtes nuk i a ka pare kush hajrin

    1. T
      Tony

      Ore kuluf injorant qe je infektuar nga sllogani e majta dhe e djathta. E majta gjoja quhet linja socialiste-komuniste Staliniste dhe e djathja gjoja fashi-nazizmi Hitlerian. Kush eshte e mira me e keqe dhe e keqja me e mire? Nje mut te dyja. Per te mbuluar mutin me shurre klasat sunduese kane shpikur slloganin majtas e djashtas. Luftrat, sherret e gjakderdhjet ne bote gjithnje i kane hapur oligharket e pangopur te cdo ngjyre. Po t'i lash syte cdo mengjes do te te filtrohet shikimi.

    Lini një Përgjigje