TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Dhjetor 2025, 16:18

Propaganda kalon çdo pritshmëri, Putin shfaqet në filmin e famshëm vizatimor për fëmijë!

Shkruar nga Pamfleti
Propaganda kalon çdo pritshmëri, Putin shfaqet në filmin e
Vladimir Putin

Shtëpia e filmit që ka prodhuar serialin, shpjegoi se iniciativa konsiderohet një mjet “fuqie të butë” për të promovuar Rusinë dhe kulturën e saj jashtë vendit.

Platforma ruse e transmetimit Okko ka publikuar sot një episod të veçantë të Vitit të Ri të serialit të famshëm vizatimor për fëmijë "Prostokvashino",  ku paraqitet një portretizim i animuar i Presidentit Vladimir Putin.

Në episod, personazhet udhëtojnë drejt Sheshin e Kuq të Moskës për të festuar Vitin e Ri, shkruan "The Moscow Times".

Macja Matroskin dhe qeni Sharik debatojnë nëse presidenti e regjistron paraprakisht fjalimin e tij vjetor të festave apo e mban drejtpërdrejt.

Në Sheshin e Kuq, personazhet takohen me Putinin, dhe Shariku i kërkon atij të bashkohet me urimin e rusëve për Vitin e Ri.

Propaganda kalon çdo pritshmëri, Putin shfaqet në filmin e

Putini i animuar merr zërin nga aktori Dmitry Grachev, i njohur për parodinë e tij të udhëheqësit rus në shfaqjen Comedy Club.

Shfaqja e Putinit në filmin vizatimor u paralajmërua më parë këtë vit nga Yuliana Slashcheva, kryetare e studios së animacionit Soyuzmultfilm, e cila prodhon “Prostokvashino”.

Slashcheva tha se seriali mund të ndihmojë në forcimin e “pushtetit të butë” të Rusisë jashtë vendit.

I lançuar në vitin 2018, “Prostokvashino”  është një vazhdim i filmit të animuar të njohur të epokës sovjetike, bazuar në tregimet për fëmijë të Eduard Uspensky-t të viteve 1970.

Seriali zhvillohet në fshatin imagjinar Prostokvashino, që përkthehet si “qumësht i thartë” nga rusishtja.

vladimir putin rusia propaganda

Lini një Përgjigje