TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2024, 22:22

Trump përdor atentatin për fushatë: Ndoshta Zoti më shpëtoi për të rregulluar vendin

Shkruar nga Pamfleti

Trump përdor atentatin për fushatë: Ndoshta Zoti më

Ish-presidenti Trump ka folur lidhur me atentatin ndaj tij i cili beson se i shpëtoi sulmit pasi Zoti do që ai do të “rregullojë” vendin.

Ai ka përdorur atentatin për zgjedhjet presidenciale.

“Mendoj se Zoti mendon se unë do të rregulloj vendin tonë. Vendi ynë është kaq i shkatërruar dhe ndoshta kjo ishte arsyeja, nuk e di. Nuk e di, shumë njerëz e kanë thënë këtë”, tha Trump.

Ish-presidenti ka thënë dhe më parë se Zoti deshi që ai i mbijetoi incidentit. Ai gjithashtu falënderoi agjentët e Shërbimit Sekret që lëvizën për ta mbrojtur atë, duke thënë se ata ishin “shumë të guximshëm” dhe e mbrojtën brenda disa sekondave.

Ai vlerësoi snajperistin që kapi personin e armatosur, por ai pranoi se dikush duhet të kishte qenë në çatinë ku ishte sulmuesi.

Lini një Përgjigje