TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2024, 19:47

Protestat në Izrael, Netanyahu kërkon falje për jetën e 6 pengjeve dhe fajëson Hamasin për mungesën e armëpushimit!

Shkruar nga Pamfleti

Protestat në Izrael, Netanyahu kërkon falje për jetën e 6

Pas protestave masive në Tel Aviv dhe rritjes së presionit në të gjithë Izraelin për të negociuar një armëpushim në Gaza, kryeministri Benjamin Netanyahu doli në një konferencë urgjente për shtyp.

Në fjalën e tij drejtuar popullit izraelit, Netanyahu kërkoi falje për humbjen e pengjeve, teksa shtoi se ka folur përmes telefonit me familjet e gjashtë pengjeve trupat e të cilëve u gjetën nga Gaza në fundjavë.

Kërkoj falje që nuk i sollën të gjallë në shtëpi. Ishim afër, por nuk ia arritëm. Izraeli duhet të qëndrojë i bashkuar pasi përballet me një armik brutal dhe të egër që dëshiron të zhdukë dhe të vrasë të gjithë ne”, tha ai.

Më tej ai tha se Hamasi do të paguante një çmim të madh për atë që i ka shkaktuar Izraelit. Më tej përsëriti të njëjtën retorikë se qëllimi i tij është të zhdukë Hamasin dhe të sjellë pengjet në shtëpi.

“Grupi militant Hamas do të paguante një çmim shumë të rëndë për masakrën e popullit izraelit; Qëllimi jonë është të zhdukim Hamasin, të kthejmë pengjet e mbetura, të sigurojmë që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe të lejojë njerëzit që jetojnë në Izraelin verior të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Netanyahu.

Më tej kryeministri izraelit, tha se Izraeli duhet të ketë kontroll mbi korridorin e Filadelfit, një rrip i ngushtë toke që kalon përgjatë kufirit jugor të Gazës me Egjiptin deri në Detin Mesdhe.

Duke shpjeguar situatën me një tabelë dhe duke shpjeguar disa nga historia pas rëndësisë së rripit të ngushtë të tokës, kryeministri tha se korridori do të përcaktojë të gjithë të ardhmen e vendit.

Më tej ai u përpoq të fajësonte Hamasin për mosarritjen e një marrëveshje armëpushim, teksa theksoi se kërkesat e tyre ishin jo të arritshme.

"Boshti i së keqes ka nevojë për korridorin e Filadelfit. Izraeli e ka bërë të qartë pozicionin e tij për korridorin gjatë negociatave për armëpushim, por Hamasi nuk do të lëvizte për këtë çështje. N jemi "fleksibël", por ka disa gjëra për të cilat nuk do të bëjmë kompromis", u shpreh Netanyahu, raporton SkyNews. 

Ai akuzoi Hamasin për përdorimin e "taktikave" për ta bërë Izraelin "të dorëzohet" ndaj kërkesave të tij;

"Ata duan të na ndajnë, duan të na shkatërrojnë. Ata po mbështeten në një përçarje të brendshme. Ata mendojnë se shumica e izraelitëve do ta ndjekin këtë dhe e kanë gabim", tha ai.

Gjatë kohës që Netanyahu po mbante fjalimin, mijëra qytetarë u mblodhën para shtëpisë së tij dhe bënin thirrje për një armëpushim.

Lini një Përgjigje