
Pas protestave masive të dy ditëve të fundit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar një konferencë shtypi në orën 20:15 me orën lokale.
Ky reagim vjen pas kritikave masive për trajtimin e tij të pengjeve të mbetura izraelitë në Gaza dhe homologut të tij amerikan Joe Biden i cili u tha gazetarëve se nuk po bën "mjaftueshëm" për të siguruar lirimin e tyre.
Protesta masive shpërthyen ditën e djeshme në kryeqytetin izraelit, pas njoftimit se 6 pengje izraelite ishin gjetur të vdekur në tunelet nëntokësore të Gazës.
Ky lajm duket se ishte fundi i durimit të familjarëve të pengjeve të 7 tetorit, dhe që prej kohësh kanë kërkuar një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh me Hamasin. Kërkesa kryesore e tyre është ende armëpushimi dhe shkëmbimi i pengjeve.
Mesa duket kokëfortësia e Netanyahut tani po kthehet në dhimbje koke për të, kjo pasi nëse protestat vijojnë me intensitet të tillë, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Lini një Përgjigje