TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2024, 16:08

Trazirat në Tel Aviv, izraelitët zhvendosin protestën para shtëpisë së Netanyahut; sërish thirrje për armëpushim!

Shkruar nga Pamfleti

Trazirat në Tel Aviv, izraelitët zhvendosin protestën para

Protesta të tjera masive janë paralajmëruar në Izrael ditën e sotme. Kësaj radhe qytetarët kanë vendosur që të zhvendosin tubimin e tyre jashtë rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Në orën 19:00 me atë lokale, Forumi i Familjeve të Pengjeve u bëri thirrje njerëzve të mblidhen jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit në Jerusalem dhe shtëpisë së tij private në Cezare.

"Sot, familjet e pengjeve i bëjnë thirrje publikut të lërë komoditetin e shtëpive të tyre dhe të dalin në rrugë. Ata u bëjnë thirrje të gjithëve që të vazhdojnë luftën përkrah tyre për një marrëveshje për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi", shkruan grupi në një postim në rrjetin social “X”.

Pavarësisht protestave, Netanyahu nuk duket të tërhiqet nga qëndrimi i tij. Nga ana tjetër, presidenti Biden e ka kritikuar kryeministrin izraelit, teksa ka deklaruar se SHBA ndodhet shumë pranë arritjes së një marrëveshje me Hamasin.

Lini një Përgjigje