TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2024, 20:55

Një armëpushim në horizont? Biden gati propozimin e marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit

Shkruar nga Pamfleti

Një armëpushim në horizont? Biden gati propozimin e

Presidenti amerikan u tha gazetarëve më herët se një marrëveshje përfundimtare ishte "shumë afër".

Presidenti amerikan Joe Biden mund t'u ofrojë një marrëveshje përfundimtare "merre ose lëre" këtë javë mes Hamasit dhe Izraelit.

Dy burime të informuara mbi diskutimet i thanë rrjetit se këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, sugjeroi lëvizjen si opsion gjatë një takimi virtual me familjet e pengjeve dje.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve më herët se një marrëveshje përfundimtare ishte "shumë afër".

"Ne jemi në mes të negociatave. Ne jemi ende në negociata – jo me të (Netanyahun), por me kolegët e mi nga Katari dhe Egjipti ", tha Biden.

Ai tha gjithashtu se nuk mendonte se Benjamin Netanyahu po bënte mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje të tillë.

Por në fjalimin e tij urgjent pasditen e sotme, Benjamin Netanyahu tha se ai nuk beson se Presidenti Biden do të bënte presion ndaj Izraelit që të pranonte kërkesat e Hamasit për armëpushim,  pas vrasjes së gjashtë pengjeve në Gaza.

Duke folur për herë të parë në anglisht gjatë konferencës për shtyp, ai tha: "Këta vrasës ekzekutuan gjashtë pengjet tanë, i qëlluan pas kokës... tani, pas kësaj, na kërkohet të tregojmë seriozitet? Na kërkohet të bëjmë lëshime? Çfarë mesazhi i dërgon kjo Hamasit? Vrisni më shumë pengje.Do të merrni më shumë lëshime. Presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet te këta vrasës”.

Gjithashtu në daljen e sotme Netanyahu tha se armëpushimi nuk ishte arritur ishte për shkak se Hamasi nuk e do një gjë të tillë.

Nga ana tjetër protesta masive janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe sot në Tel Aviv dhe pranë rezidencës së banimit të Netanyahut.

Përpjekja e kryeministrit izraelit për të hequr përgjegjësin nga vetja dhe për të vijuar me idenë e tij, luftë pa armëpushim deri në kapitullimin e Hamasit, duket se nuk do të funksionojë gjatë.

Me presionin që rritet dita ditës brenda izraelit dhe me presionin ndërkombëtarë, dy janë rrugët e Netanyahut, të pranojë marrëveshjen ose të bjerë nga pushteti./Pamfleti

Lini një Përgjigje