TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2024, 21:28

Hamasi i hedh “benzinë” zjarrit: Kemi lëshuar udhëzime të reja se si duhet të trajtohen pengjet nëse afrohen izraelitët!

Shkruar nga Pamfleti
Hamasi i hedh “benzinë” zjarrit: Kemi lëshuar
6 pengjet izraelite që u gjetën të vrarë në një tunel në Gaza dy ditë më parë!

Duke parë ndezjen e situatës në Izrael pas vrasjes së 6 pengjeve izraelite, Hamasi ka vendosur t’i hedhë “benzinë” zjarrit duke nxjerrë një njoftim se ka dhënë urdhra të reja për trajtimin e pengjeve nëse forcat izraelite afrohen.

Krahu i armatosur i Hamasit thotë se ka lëshuar udhëzime të reja për rojet për trajtimin e pengjeve nëse forcat izraelite i afrohen vendeve të paraburgimit. Abu Ubaida, zëdhënës i Brigadave al-Qassam të grupit militant, nuk shpjegoi se cilat ishin urdhrat e reja.

Ai tha gjithashtu se Izraeli ishte fajtor për vdekjen e gjashtë pengjeve trupat e të cilëve u gjetën të shtunën mbrëma.

Sipas ushtrisë izraelite, pengjet, të moshës 23 deri në 40 vjeç, u "vranë brutalisht" pak kohë përpara se forcat izraelite t'i gjenin në një tunel të nëndheshëm.

Në një konferencë shtypi në orën e kaluar, Benjamin Netanyahu kërkoi "falje" për vdekjet e tyre, duke thënë se Izraeli ishte "aq afër" për t'i tërhequr ata të gjallë.

Megjithatë ai mohoi përgjegjësinë personale dhe tha se vrasjet e tyre ndodhën sepse Hamasi nuk dëshironte një marrëveshje. Por mesa duket Hamasi po luan në mënyrë të zgjuar kartat e momentit.

Lini një Përgjigje