TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Mars 2026, 18:45

“Trump nuk zhytet në moçal”, Vance: Nuk ka rrezik për konflikt të zgjatur në Iran

Shkruar nga Pamfleti
“Trump nuk zhytet në moçal”, Vance: Nuk ka rrezik
J.D. Vance

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, ka deklaruar se nuk ekziston rreziku që SHBA të përfshihet në një konflikt të zgjatur me Iranin.

Gjatë një fjalimi në Auburn Hills, Vance theksoi se politika e presidentit Donald Trump nuk synon angazhime të gjata ushtarake, duke iu referuar përvojave të mëparshme të SHBA-së në konflikte të gjata.

“Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk është i interesuar të na fusë në atë moçal që kemi parë vitet e fundit. E njoh Trump dhe e di se me të nuk ka absolutisht asnjë rrezik”, deklaroi Vance.

Ai nënvizoi se administrata aktuale synon të shmangë përshkallëzimin e situatës dhe përfshirjen në konflikte të gjata në Lindjen e Mesme.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të rritura në rajon, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen raportet mes SHBA-së dhe Iranit në vijim.

1 Komente

  1. D
    Donkarios Trampedofilidhis

    Ti na u hoqe si djale i mire,bre??!! Si ka mundesi qe e futet Ameriken ne QORRSOKAT?? Si i shkuat mbrapa Netanjanazistit. PSE E PERDHOSET REPUTACIONIN TUAJ PER pordhet e IZRAELIT? Mbajeni n’bithe ti dhe presileshi i paqes!!!

    Lini një Përgjigje