Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se kanë përdorur çështjen e Gazës për të mbuluar, sipas saj, plane kundër Iranit, duke vënë në rrezik vendet arabe.
Në një konferencë për shtyp, Zakharova deklaroi se disa ditë përpara një sulmi të supozuar ndaj Iranit, në Uashington ishte mbajtur një takim i Këshillit të Paqes, i parashikuar nga një rezolutë ndërkombëtare.
“Tani është e qartë për të gjithë se amerikanët dhe izraelitët as nuk kishin ndërmend të diskutonin veprimet e tyre me partnerët arabë… të cilët në fakt i vunë në rrezik duke përdorur çështjen e Gazës, përfshirë edhe për të mbuluar veprimet e tyre agresive kundër Iranit”, u shpreh ajo.
Sipas saj, ky zhvillim tregon mungesë transparence dhe koordinimi me vendet e rajonit, ndërsa akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për veprime të njëanshme.
Deklaratat vijnë në një kontekst tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa nuk ka konfirmime të pavarura për pretendimet e ngritura nga pala ruse.
Keq apo mire,Ruset jane me te vemendshem se Amerikanet. Te gjitha qe deklaroi qeveria Ruse kane vertetesi 100%. Nuk ka nevoje per t’u verifiku nga askush,sepse mjafton te shohesh RRJEDHEN E NGJARJEVE. QEVERIA e presiLESHIT TRUMPEDOFILIT,fatkeqsisht ka DESHTU.