TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2025, 17:25

Trump nuk do të tërhiqet, ai donte të krijonte këtë kaos

Shkruar nga Stephen Davies

Trump nuk do të tërhiqet, ai donte të krijonte këtë

Bota e tregtisë së lirë dhe globalizimit ka marrë fund. Sot kemi Botën e proteksionizmit dhe tarifave…

Tregjet financiare dhe shumë komentues janë në fazën e parë të pikëllimit. Ata shpresojnë dhe besojnë se Donald Trump nuk do t'i përmbahet programit të tij tarifor, por do të rikthejë vendimin; se ai do të detyrohet të bëjë një kthesë; se ky është thjesht një marifet pazaresh që synon nxjerrjen e koncesioneve nga vendet e tjera. Dhe si rezultat do të bëhen marrëveshje, por asgjë thelbësore nuk do të ndryshojë.

Madje ka shumë që mendojnë se qëllimi përfundimtar i Trump është të heqë qafe të gjitha barrierat tregtare dhe të kemi një botë vërtet të hapur.

Çfarë besojnë njerëzit kryesorë në ekipin e tij; cili është qëllimi i tarifave dhe vizioni i botës që e frymëzon atë.

Më e rëndësishmja, keqkuptohet lidhja e këtij programi tarifor me politikën e brendshme të SHBA-së dhe lëvizjen politike që Trump e ka çuar në fitore.

Trump ka thënë vazhdimisht dhe në mënyrë eksplicite, për gati 40 vjet, se tarifat dhe proteksionizmi janë diçka që ai i mbështet dhe se ato janë thelbësore për mënyrën se si ai e sheh botën.

Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, ai nuk është thjesht një krijesë impulsive, e paparashikueshme dhe kapriçioze: ky është një tipar i rëndësishëm i natyrës së tij dhe mënyrës se si vepron, por jo e gjitha.

Ai ka disa qëndrime thelbësore, të cilat i përmbahet në mënyrë të vendosur, konsistente. Dhe më konkretisht janë tre.

Njëra është armiqësia ndaj emigracionit. Një tjetër, e bërë e qartë kohët e fundit, është unilateralizmi i politikës së jashtme.

Megjithatë, ai kryesori është nacionalizmi ekonomik: ky është thelbësor për mënyrën se si ai e kupton botën. Këto tarifa nuk janë produkt i kapriços, por një politikë e qëllimshme që pasqyron bindjet dhe instinktet e tij.

Për më tepër, tarifat e shpallura javën e kaluar tregojnë shumë më tepër sesa qëndrimi i çuditshëm personal i Trump për tregtinë.

Ky është një program politik por edhe ekonomik. Kanë synime strategjike që janë përpunuar në detaje dhe janë paraqitur me shkrim nga njerëz të tillë si këshilltari i tij kryesor ekonomik, Stephen Miran. Nuk është vetëm kryqëzata personale e Trump, por një projekt i mbështetur nga pothuajse të gjithë lojtarët kryesorë në administratën aktuale.

Ky projekt është për të ristrukturuar dhe riorientuar ekonominë amerikane, dhe bashkë me të gjithë rendin ekonomik ndërkombëtar apo global.

Brenda vendit, qëllimi është që amerikanët të ndalojnë importimin dhe të prodhojnë pjesën më të madhe të asaj që konsumojnë vetë, për të kthyer procesin e transferimit të prodhimit në pjesë të tjera të botës.

Kjo do të thotë riorientim i ekonomisë larg shërbimeve, dhe veçanërisht atyre të tregtuara në nivel global, drejt prodhimit dhe shërbimeve lokale. Kjo do të thotë reduktim i rolit të financave dhe rritje në atë të sektorëve të tjerë.

E gjithë kjo do të thotë një rindërtim rrënjësor i mënyrës se si funksionon sistemi global i tregtisë dhe financave. Dollari amerikan është thelbësor për mënyrën se si janë gjërat. Aktualisht, SHBA importon sasi të mëdha mallrash në këmbim të copave të letrës.

Prodhuesit do t'i marrin ato diku tjetër për shkak të rolit të dollarit në tregtinë ndërkombëtare - ata mund t'i shkëmbejnë me radhë për produkte të tjera nga vende.

Në fund të fundit, dollarët kthehen në SHBA, pasi zotëruesit e tyre i konvertojnë ato në asete amerikane, mbi të gjitha borxh sovran. Kjo i mundëson qeverisë amerikane të ketë një deficit të jashtëzakonshëm buxhetor.

Miran dhe të tjerë mendojnë se kjo marrëveshje nuk i shërben më interesave të SHBA. Nga kjo përfitojnë disa amerikanë, ata që punojnë në vende dhe sektorë të lidhur globalisht. Por ata mendojnë se kjo nuk u sjell dobi të tjerëve. E rëndësishmja, është e papajtueshme me projektin e tyre politik të brendshëm, të rindërtimit të anës prodhuese të ekonomisë.

Kjo do të thotë se kjo politikë tregtare – tarifat – është thelbësore për një projekt shumë më të madh. Dhimbja ekonomike dhe kaosi që do të shkaktojë pranohet si një efekt anësor i domosdoshëm.

Rënia e vlerës së këmbimit të dollarit është qëllimi i kësaj politike (sepse zvogëlon importet amerikane, që shihen si të këqija), kështu që një rënie nuk do t'i pengojë, por do t'i inkurajojë ata të vazhdojnë.

E gjithë kjo do të thotë se, siç ka thënë Keir Starmer, ne jemi në një botë të re. Bota globalizuese që kemi pasur të paktën që nga viti 1990 ka mbaruar sepse mbështetja e saj qendrore, roli i SHBA-së si konsumatori përfundimtar po shkatërrohet nga vetë qeveria amerikane.

Ne, sipas projektit, po futemi në një botë neo-merkantiliste të blloqeve tregtare proteksioniste. Ky është me të vërtetë një lajm i keq.

Krahu i biznesit ndërkombëtar, i përfaqësuar nga njerëz si Elon Musk, ka humbur. Ata ka të ngjarë të humbasin së shpejti një tjetër betejë kyçe, mbi vizat dhe imigracionin.

Të gjithë ne duhet të përshtatemi me botën e re politike, në të cilën nacionalizmi zë vendin qendror. Bota që kishim javën e kaluar nuk do të kthehet. /Përshtati Pamfleti nga The Telegraph/

Lini një Përgjigje