TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2026, 08:30

Trump në Francë për samitin e G7, priten përplasje të forta mes liderëve

Shkruar nga Pamfleti
Trump në Francë për samitin e G7, priten përplasje të
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e G7 që do të zhvillohet në Francë nga 15 deri më 17 qershor. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare, duke iu referuar një deklarate të një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Liderët e shtatë ekonomive më të zhvilluara në botë – Gjermanisë, Kanadasë, SHBA-së, Francës, Italisë, Japonisë dhe Britanisë së Madhe – do të mblidhen në qytetin francez të Evianit, raportoi televizioni BFM TV.

Sipas mediave franceze, atmosfera në samit pritet të jetë e tensionuar mes presidentit republikan amerikan dhe disa prej liderëve të tjerë pjesëmarrës. Një nga çështjet që pritet të shkaktojë përplasje është lufta në Iran, e cila po shihet si një burim shtesë tensionesh mes Trump dhe aleatëve të tij në G7.

Kjo vjen edhe për shkak të kritikave të presidentit amerikan ndaj vendeve që, sipas tij, nuk kanë mbështetur ofensivën ushtarake amerikane ose nuk janë përfshirë në përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, shton televizioni francez.

Lini një Përgjigje