TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2025, 13:40

Trump ndëshkon sërish Zelenskyn brenda 48 orëve, ndalon ndarjen e informacioneve sekrete me Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti
Trump ndëshkon sërish Zelenskyn brenda 48 orëve, ndalon ndarjen e
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe zv.presidenti JD Vance me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky

Për Ukrainën nuk kanë të përfunduar telashet pas incidentit diplomatik që u zhvillua në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Donald Trump dhe zëvendësi i tij u përplasën ashpër me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Donald Trump i ka dhënë një tjetër goditje homologut ukrainas, teksa ka urdhëruar që SHBA të ndërpresë ndarjen e informacionit sekret me Kievin, në një lëvizje që mund të dëmtojë seriozisht aftësinë e ushtrisë ukrainase për të shënjestruar forcat ruse, sipas zyrtarëve të njohur me çështjen.

Ky veprim vjen pas vendimit të administratës Trump të hënën për të pezulluar dërgesat e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe pas një përkeqësimi dramatik të marrëdhënieve midis presidentit amerikan dhe Volodymyr Zelenskyt të Ukrainës.

Bashkëpunimi i inteligjencës amerikane ka qenë thelbësor për aftësinë e Ukrainës për të identifikuar dhe goditur objektivat ushtarake ruse.

Tre zyrtarë të njohur me këtë vendim konfirmuan se Uashingtoni ka ngrirë kanalet e inteligjencës me Kievin, raporton Financial Times.

Për Ukrainën nuk kanë të përfunduar telashet pas incidentit diplomatik që u zhvillua në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Donald Trump dhe zëvendësi i tij u përplasën ashpër me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Paralajmërimet se SHBA nuk do të pranonte dhe shumë gjatë këtë “mosmirënjohje” të Zelenskyt duket se zgjatën vetëm disa orë, pasi presidenti amerikan ka marrë një vendim që me shumë mundësi do të ndryshojë dhe rrjedhën e luftës nëse nuk ka një reagim të shpejtë.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi së fundmi se presidenti Trump sapo ka nënshkruar urdhrin për të ndaluar ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, duke qenë se kreu i Shtëpisë së Bardhë edhe më herët ka pasur kritika për mënyrën sesi ajo është shpërdoruar, ku një pjesë e madhe e fondeve nuk dihet se ku ka përfunduar.

"Presidenti ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu. Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t'u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje", u shpreh një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi u raportua më herët nga gazeta amerikane Bloomberg e cila shkroi se “SHBA po ndalon të gjithë ndihmën aktuale ushtarake për Ukrainën derisa liderët e vendit të tregojnë një përkushtim të mirë ndaj paqes”.

Bloomberg shton se të gjitha pajisjet ushtarake amerikane që nuk janë aktualisht në Ukrainë do të ndalohen të bëjnë më tej, duke përfshirë armët në tranzit dhe në depot në Poloni./ Pamfleti 

Lini një Përgjigje