
Pas deklaratave të Donald Trump në Kongresin Amerikan, i cili ritheksoi interesin për të mareë kontrollin e Groenlandës, kanë nisur reagimet e para nga ishulli që është një territor autonom i mbretërisë së Danimarkës.
Kryeministri i Groenlandës i është kundërpërgjigjur Trump-it, duke thënë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.
“Groenlanda është e jona. Ne nuk duam të jemi amerikanë, as danezë, ne jemi goenlandezë. Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk mund të marrim thjesht. E ardhmja jonë vendoset nga ne në Groenlandë”, tha kryeministri i Groenlandës.
Donald Trump siguroi se SHBA-të do ta fitojnë Grenlandën "në një mënyrë ose në një tjetër" duke thënë se po punon me "të gjitha" "palët e interesuara" për ta arritur atë.
“Ne me të vërtetë na duhet për sigurinë ndërkombëtare dhe mendoj se do ta arrijmë. Në një mënyrë apo tjetër, ne do ta marrim atë. Ne do të garantojmë sigurinë tuaj, do t'ju bëjmë të pasur dhe, së bashku, do ta çojmë Grenlandën në lartësi që nuk i kishit imagjinuar kurrë," tha Trump gjatë fjalimit në Kongres.
Lini një Përgjigje