TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 08:36

Trump mban fjalimin e parë: Kemi arritur votën popullore, presim 350 vota elektorale!

Shkruar nga Pamfleti

Trump mban fjalimin e parë: Kemi arritur votën popullore, presim 350

Donald Trump po mban fjalimin e tij si president i 47-të i Amerikës para mbështetësve në Florida.

Teksa falenderoi amerikanët që e votuan, Trump u shpreh se kjo është një “epokë e artë” e Amerikës. Më tej, ai tha se presin të fitojnë 350 vota elektorale.

“Ne kemi arritur nivelet më të jashtëzakonshme politike, a nuk është një çmenduri. Vendi ynë nuk e ka parë më parë një gjë të tillë, falenderoj amerikanët, që zgjodhët presidentin e 47 dhe 48 do të luftoj për të ardhme tuaja. Çdo ditë do të luftoj për ju. Nuk do të pushoj derisa të kemi tejçuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike. Duke fituar shtetet kryesore, jemi në fitore edhe në Michigan Alaska etj që do të na lejojë 350 vota elektorale. Na bën edhe ne të kemi… nuk kishte rrugë tjetër drejt fitores. Kemi fituar votën popullore, është e jashtëzakonshme”, tha Trump.

 

 

Lini një Përgjigje