TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 08:30

Donald Trump fiton zgjedhjet, mban fjalimin e parë para amerikanëve: Kemi bërë historinë!

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump fiton zgjedhjet, mban fjalimin e parë para amerikanëve:

Donald Trump mban fjalimin e fitores

Teksa ka shpallur fitoren, Trump u zotua se do luftojë për Amerikën.

Donald Trump kryeson bindshëm në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Teksa ka shpallur fitoren, Trump u zotua se do luftojë për Amerikën.

Dua t’ju falënderoj të gjithve në këtë lëvizje të jashtëzakonshme që nuk është parë kurrë më parë. Tani do arrijë  një nivel të ri rëndësie të ndihmojmë vendin tonë të shërohet. Kemi bërë histori sot. Bëmë të pamundurën. Është një fitore politike. Kemi zgjedhur presidentin tuaj të 45- të dhe 47-të. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja! Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës. Do ta bëjmë të madhe sërish. Do marrim 350 vota elektorale.

Nuk do të pushoj derisa të kemi tejçuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike. Na bën edhe ne të kemi… nuk kishte rrugë tjetër drejt fitores. Kemi fituar votën popullore, është e jashtëzakonshme.

Duke fituar votën popullore ishte diçka shumë e këndshme, kemi një ndjesi të jashtëzakonshme dashurie, me njerëz të pabesueshëm që qëndrojnë krah meje. Kanë bërë rrugëtimin me mua dhe ne do t’ju bëjmë shumë të lumtur. Shpresoj një ditë të ktheni kokën pas dhe të shihni se votuat për këta njerëz.

Kemi marrë sërish kontrollin e senatit dhe zgjedhjet në Montana, Nevada, Texas, Michigan, Komonwelth, dhe të gjitha rastet secili prej tyre që kemi fituar për senatorët, ishte garë shumë e vështirë. E jashtëzakonshme të shihje këtë fitore, kemi senatorë shumë të mirë dhe mendoj se do të mbajmë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.", tha Trump në nisje të fjalimit të tij. 

Nga perdja blu pranë skenës erdhi një shushurimë, e cila ka tërhequr vëmendjen e turmës. Donald Trump del në skenë me familjen e tij.

“Duket se do të kemi kontrollin edhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Dua të falënderoj edhe gruan time të bukur, Zonjën e Parë Melania, e cila ka librin më të shitur në vend”, tha Trump para se të përqafonte bashkëshorten e tij.

Ai falënderoi bashkëshorten e tij Melania, duke e quajtur atë Zonjën e Parë.

“Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer,” thotë ai, duke shtuar se “punon shumë për të ndihmuar njerëzit”.

Gjithashtu Trump falenderoi “fëmijët e tij të mrekullueshëm”, duke i përmendur secilin prej tyre teksa qëndrojnë në skenë me të.

Trump ndër të tjera ka shprehur qëndrimin e tij të palëkundur për emigrantët. 

“Do të kemi katër vite të jashtëzakonshme… nuk e di nëse do të shkonte keq apo shumë keq, Njerëzit të vijnë nën vendin tonë të rikthehen në vendin tonë, por duhet të rikthehen në mënyrë të ligjshme. Më lini të shpreh punën e jashtëzakonshme”, tha Trump.

Ndërsa Harris e ka shtyrë fjalimin për nesër.

Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë. 

Donald Trump hodhi akuza për mashtrim zgjedhor në Pensilvani dhe Miçigan, por pretendimet u hodhën poshtë nga policia. 

Lini një Përgjigje