TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 08:29

Drejt fitores së Shtëpisë së Bardhë, Trump hyn në histori si presidenti i 2 i SHBA-ve me 2 mandate jo të njëpasnjëshme

Shkruar nga Pamfleti

Drejt fitores së Shtëpisë së Bardhë, Trump hyn në


Donald Trump parashikohet të fitojë zgjedhjet presidenciale, teksa ka siguruar dy shtete kyç Georgia dhe Karolinën Karolinën e Veriut, si edhe po udhëheq në të gjitha shtetet e tjera të fushëbetejës.

Rruga e zëvendëspresidentes Kamala Harris drejt fitores po ngushtohet dhe fitimi në Pensilvani është i domosdoshëm, por ky shtet kyç gjithashtu parashikohet të fitohet nga Trump.

Donald Trump, sipas projeksioneve do të jetë presidenti i parë që do të shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme që nga Grover Cleveland në 1892 dhe vetëm i dyti në histori.

Ai u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton.

Trump humbi garën përballë Presidentit Joe Biden në vitin 2020 gjatë pandemisë globale të koronavirusit, por rikandidoi për Shtëpinë e Bardhë në 2024 pas një fushate gati dy-vjeçare, duke u zotuar “Ta bëjmë Amerikën të Madhe edhe një herë”.

 

zgjedhjet ne shba donald trump

Lini një Përgjigje