TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Janar 2025, 08:38

Trump kërcënon aleatët e Putin: Kush zëvendëson dollarin, do të ketë tarifa 100%

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon aleatët e Putin: Kush zëvendëson
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Vendet Brics deklarojnë se dëshirojnë të kufizojnë dominimin perëndimor në botë. Ata nuk kanë një monedhë të përbashkët, por diskutimet në këtë drejtim janë intensifikuar pas pushtimit rus të Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

Presidenti i SHBA, Donald Trump përsëriti dje kërcënimin e tij për vendosjen e tarifave 100% ndaj grupit BRICS (aleanca kundër Perondimit) , teksa deklaroi sërish se nga nesër, e shtuna, do të vendosë tarifa 25% për produktet e importuara në SHBA nga Meksika dhe Kanadaja.

“Ideja që anëtarët e Brics po përpiqen të largohen nga dollari dhe ne jemi ulur duarkryq, ka marrë fund”, theksoi presidenti amerikan në një postim në Truth Social.

“Ne do të kërkojmë një angazhim nga këto vende në dukje armiqësore që ata as të krijojnë një monedhë të re Brics, as të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fortë amerikan, ose do të përballen me tarifa 100%,” shtoi Trump në postimin e tij ishte pothuajse i njëjtë me atë që kishte bërë më 30 nëntor.

“Nuk ka mundësi që Brics të zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare apo diku tjetër, dhe çdo vend që përpiqet ta bëjë këtë duhet të thotë mirëseardhje ndaj tarifave dhe lamtumirë Amerikës!”, theksoi ai.

Grupi Brics përfshin 10 vende, duke përfshirë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

Vendet Brics deklarojnë se dëshirojnë të kufizojnë dominimin perëndimor në botë. Ata nuk kanë një monedhë të përbashkët, por diskutimet në këtë drejtim janë intensifikuar pas pushtimit rus të Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

Megjithatë, në samitin e Brics në fund të tetorit, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ideja e një monedhe të përbashkët "nuk është pjekur ende".

Vendet e BRICS kanë punuar në mënyrë aktive për reduktimin e varësisë nga dollari. Gjatë seancës plenare të Samitit të 15-të të BRICS në 2023, Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për de-dollarizimin, duke deklaruar se "vendet e BRICS duhet të zgjerojnë shlyerjet në monedhat kombëtare dhe të rrisin bashkëpunimin midis bankave".

Në qershor 2024, ministrat e jashtëm të BRICS u takuan në Nizhny Novgorod, Rusi, ku ata avokuan për "përdorimin e shtuar të monedhave vendase në tregtitë dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe transaksionet financiare midis vendeve anëtare".

Menjëherë pasi u betua si president i SHBA-së, Trump njoftoi se donte të vendoste tarifa 25% për produktet e importuara në vendin e tij nga Meksika dhe Kanadaja, dy vende që nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë gjatë mandatit të tij të parë, duke filluar nga 1 shkurti me Uashingtonin.

Republikani dëshiron të përdorë tarifat për t'i bërë presion Meksikës dhe Kanadasë për të ndihmuar SHBA-në të kufizojnë hyrjen e drogës, kryesisht fentanol, si dhe emigrantëve të paligjshëm në vend.

Dje, të enjten, Trump konfirmoi synimin e tij për të vendosur tarifa ndaj dy vendeve fqinje të SHBA-së dhe shtoi se do të vendosë brenda natës nëse do të përjashtojë nga masa naftën që prodhojnë./ Pamfleti

trump putin dollari

Lini një Përgjigje